Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale, duke uruar shqiptarët për Ditën e Verës.
Teksa ka publikuar një foto me djalin e saj 6-vjeçar, Elisa Shkruan “Gëzuar Ditën e Verës e çdo ditë përpara”.
Elisa Spiropali ‘rikthehet’ pas debatit për mungesën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë Socialiste më 12 maj, ndërsa nuk shkoi as në Kuvend ku socialistët “mbrojtën” mandatin e deputetes Balluku.
Spiropali u shkarkua nga detyra mbrëmjen e 26 shkurtit, ndërsa reagoi një ditë më vonë reagoi duke thënë se i është mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite, sepse, siç shtoi ajo, “mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”.
