Pas dy sezoneve që e kthyen në një nga formatet më të drejtpërdrejta në ekranin shqiptar, “Flet” rikthehet. Jo për të përsëritur veten, por për ta shtyrë kufirin edhe më tej.

Ilnisa Agolli vjen me sezonin e tretë të podcastit të saj në Top Channel dhe në Top Albania Radio, duke ruajtur thelbin; biseda pa filtra, pa kompromis dhe pa dekor të nevojshëm.

“Flet” nuk është thjesht një podcast. Është një hapësirë ku njerëzit nuk vijnë për të performuar, por për të thënë atë që zakonisht shmangin. Dy sezonet e para e vendosën tonin në rrëfime të forta, deklarata dhe momente që dolën jashtë skenarit klasik televiziv.

Sezoni i 3-të, thellon boshtin e një përballjeje, ku fjala zhvesh individin në të vërtetat e tij dhe publiku bëhet pjesë i atij intimiteti. Në një kohë kur komunikimi publik dominohet nga mesazhe të kuruara dhe narrativa të kontrolluara, “Flet” zgjedh të operojë në drejtimin e kundërt, duke i dhënë hapësirë autenticitetit dhe ekspozimit personal të të ftuarve.

Përzgjedhja e të ftuarve mbetet e larmishme, duke prekur çdo dimension të personazheve me impakt në jetën publike. Ajo që i bashkon nuk është thjesht profili, por gatishmëria për të hyrë në një dialog real.

Në një kohë ku shpesh gjithçka filtrohet, “Flet” po bën të kundërtën: e zhvesh bisedën nga retorika dhe e çon drejt një përballjeje reale mes individit dhe asaj që ai përfaqëson.

Sezoni i 3 i “Flet” fillon tani. Çdo të enjte, në orën 23:05 në Top Channel dhe Top Albania Radio.