Homeland Justice sulmon korrespondencën e Kuvendit. Grupi i njohur aktivist, pretendon se posedon të gjitha bisedat e deputetëve shqiptarë dhe korrespondencën e tyre gjatë muajve të fundit.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më pranë jush sesa mendoni. A i strehuat vërtet ata vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në postimin në Telegram.

Kjo nuk është hera e parë që “Homeland Justice” sulmon deputetët shqiptarë.