Nga 1 nëntori, është rikthyer lëvizja pa kontrolle midis Shqipërisë dhe Kosovës, vendim që pritet të zgjasë deri në fund të muajit shkurt.

Kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, ndërsa automjetet me targa shqiptare dhe të Kosovës nuk i nënshtrohen kontrolleve Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Midis dy vendeve janë përcaktuar dy periudha që vlejnë për kalim pa kontrolle, përkatësisht nga 1 Maji deri më 30 Shtator si dhe duke nisur nga 1 Nëntor deri më 28 Shkurt. Në total qytetarët e dy vendeve përfitojnë qarkullim pa kontrolle për një periudhë 9 mujore.