Prej kohësh larg medias, ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës.
Bëhet me dije se në fjalën e tij, Basha është shprehur se Pavarësia e Kosovës një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon.
“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe një vit pas agresionit rus në Ukrainë është koha të vendosim paqen dhe stabilitetin.
Do të ishte një gabim shumë i madh për cdo vend po të hiqte paralele, cfarë po ndodh në Ukrainë sot është një zile për Ballkanin Perëndimor.” -tha ndër të tjera Basha, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një urim për presidentin e Ukrainës, Zelensky për datëlindje.