Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Në një postim në Facebook, Meta e quajti rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë të merituar dhe theksoi besimin e tij se, nën udhëheqjen e tij, SHBA do të vazhdojnë të jenë një frymëzim dhe mbështetje për popullin shqiptar.
Meta shprehu përgëzimet e tij më të përzemërta, duke theksuar se triumfi i Trump është një mesazh i rëndësishëm për botën, për vlerat e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Ai gjithashtu theksoi angazhimin e Partisë së Lirisë për forcimin e partneritetit dypalësh me SHBA, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe në kuadër të NATO-s, duke shpresuar se këto lidhje do të forcohen më tej gjatë mandatit të ardhshëm të Trump.


