Ambasada e Holandës në Tiranë ka reaguar pas lajmit të bujshëm të rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët. Ashtu siç është thënë edhe më heret është votuar në parlament, por ende nuk ka vendosur qeveria holandeze.


“Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë:


Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.


Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”.