Teksa prej disa ditësh po proteston pnë mënyrë të veçantë para kryeministrisë, Adriatik Lapaj ka bërë një reagim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi ankiminin e qeverisë dhe riktheu në detyrë ministren Belinda Balluku.
Kreu i Shqipëria Bëhet ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me disa nga anëtarët e partisë që i janë bashkuar në protestë. Krahas fotos, Lapaj shprehet se gjyqtarët ashtu si populli kanë halle dhe tremben, duke nënkuptuar arsyen e vendimit që rikthen në detyrë Ballukun.
Kushtetuesja pranoi të shqyrtojë në themel ankimin e kryeministrisë, sa i përket pezullimit të Ballukut nga ana e GJKKO. Seanca shqyrtuese do të zhvillohet më 22 janar 2026.
“Sigurisht që kur populli trembet se ka halle, edhe gjyqtarët tremben. Fundja dhe ata kanë hallet e veta! Te sheshi Kryeministrisë jam prej 90 orësh pa ndalim! Çdo ditë ora 17.00 ju pres! Ju përshëndes!”– shkruan Lapaj.




