prangaPolicia kufitare ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për trafik narkotikësh. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Sulejman Vogli, 23 vjeç nga Kavaja. Arrestimi i tij është bërë nga agjentët e aeroportit të Rinasit.


Në ngarkim të tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria e Elbasanit, e cila e ka dënuar në mungesë me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “prodhim dhe shitje narkotikësh”.


I arrestuari i është dorëzuar policisë së Elbasanit.


12 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)