I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme ishte ish-drejtori i policisë së Shtetit Mit’hat Havari. Ai komentoi ngjarjen e rëndë në aeroportin e Rinasit ku mbeti i vdekur Gilmando Dani.
Ish-drejtori citoi që gjithë ngjarja u krye nga amatorë duke cilësuar që lëvizjet e tyre ishin të shpërqëndruara. Gjithashtu ish-drejtori cilësoi faktin që në aeroportin e Rinasit strukturat e policisë janë të papërgatitur pvr ngjarje të tilla. Gjithashtu sipas tij ata nuk kanë as armatimin e duhur për ngjarje të tilla duke ja lënë fajin shtetit. Ai ka cituar se nëse policia do kishte përgatitjen e duhur kjo nuk do ndodhte.
“Ishte komplet amator, që nga reagimi, madje dhe policia nuk ishte trajnuar mirë. Keni parasysh që është akt që ekzekutohet ndaj një personi. Sado profesionistë të jenë, kanë emocione edhe ata. Është krim i pastër i organizuar nga dy persona, që nga Barcelona deri në Rinas. Gjithë Shqipëria kaos, dhe e dimë si është policia në Rinas, sepse s’kanë as armë, asgjë. Policia mund të ketë armë, por degjova që janë të papërgatitur, të paarmatosur ose s’janë përgatitur fare për vrasje që mund të ndodhin në aeroport. E ka shteti në dorë.
Është e rrallë të harrohet njeriu pasi kryen dënimin. Ai e ka policin në makinë dhe këta s’janë në gjendje ta kontrollojnë atë policin me probleme. Gabimi i policisë është që ka oligarkë. Kryeministri thotë milionat, dhe kontakti i parë është në Rinas, dhe Rinas është rrumpallë. Po përdor edhe unë termin e tij, është pallë. Nuk është në modelin që kërkon bota. Ka ardhur koha që komisariati të kalojë në rang drejtorie, godina moderne jashtë murit të aeroportit, duhen njerëz me personalitet, autoritet dhe të shkolluar. Nëse do ishin dy grupe jashtë, siç do të ishte rregulli, ai atentat nuk do të kishte ndodhur.”, tha ai.
