Kryeministri Edi Rama, ndërsa foli për procesin e rindërtimit, tha se në total janë 13 kantiere rindërtimi banesash individuale dhe 6 kantiere zonash të reja, që pritet të përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm.


Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se në Shijak, të gjitha familjet do të hynë në shtëpitë e tyre për Vitin e Ri


“Në Krujë po ndërtohet një bllok pallatesh të reja. Në Shijak kemi 270 banesa individuale që do jenë gati në fund të nëntorit, me çatitë dhe brenda muajit dhjetor të gjitha familjet do të hynë për Vitin e Ri në shtëpi. Ka filluar ndërtimi i baneave individuale në Manzë e në Durrës. Në total janë 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zonash të reja që do të përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm.


Jemi në një proces pozitiv në shkolla, më 26 nëntor do të hapim shkollat e financuara drejtë për drejtë nga buxheti i shtetit. Së shpejti do jemi në hapjen e themeleve edhe për pjesën tjetër të shkollave, Kemi planifikuar ndërtimin e 37 objekteve mësimore. Brenda marsit të vit të ardhshëm do arrimë në mbi 2500 banesa individuale e të financuara nga buxheti i shtetit”, tha Rama