Protesta në Tiranë ka marrë një mbështetje madhështorë. Rreth 4 orë shqiptarët marshojnë në Tiranë. Rrugët e kryeqytetit, “janë pushtuar nga protestuesit”.

Marshimi ka marrë një mbështetje të gjerë. Drejtuesit e automjeteve janë solidarizuar me protestën, ndërsa i kanë rënë borive të automjeteve dhe kanë brohoritur në mbështetje të tyre.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Populli vendos”, protestuesit janë të vendosur në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë dorëheqje.

Kjo protestë i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, një ‘lumë’ protestuesish janë “derdhur” në rrugët e Tiranës.