Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rinumëroi sot 42 kutitë e qarkut të Dibrës.
Nga rinumërimi rezultoi që grupet e numërimit të herës së parë i kanë hequr 17 vota Xhemal Gjunkshit, ndërsa Përparim Spahiut i kanë shënuar 49 vota tepër. 42 kutitë e Dibrës u hapën me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet.
Numërimi i votave sot nuk ndryshon, teksa PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark. Gjunkshi vjen pas Spahiut në listë të hapur, i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.
Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:
- Alketa Agolli -10 vota
- Basir Çollaku – 8 vota
- Xhemal Gjunkshi -17 vota
- Përparim Spahiu – 49 vota
Ndërsa rezultati fillestar ishte:
- Xhemal Gjunkshi – 6125
- Basir Çollaku – 5254
- Alketa Agolli – 1549
- Ismail Uka – 1511.


