Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, çka do të shoqërohet me bllokime të përkohshme të trafikut në këtë aks.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, ARRSH bën të ditur se do të nisë zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së qarkullimit dhe sigurisë rrugore në njërin prej akseve më të ngarkuara të vendit.

Sipas këtij njoftimi, punimet do të nisin më 13 tetor 2025, duke sjellë në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente të ndara si:

  • Vorë – Maminas, Maminas – Sukth, Sukth – Fllakë, Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit.
  • Çdo segment do të ketë kohëzgjatje punimesh nga 1 deri në 2 ditë.
  • ARRSH u bën thirrje përdoruesve të kësaj rruge që gjatë ditëve të ndërhyrjes të përdorin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin.
  • Pas përfundimit të punimeve në kahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në kahun tjetër, Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afate kohore.