Zëvendëspresidenti i Sirisë, Faruk al-Shara, ka bërë paraqitjen e parë publike që nga mesi i korrikut, duke qetësuar zërat se ka braktisur regjimin dhe duke përgënjeshtruar fjalët për një dezertim të mundshëm të tij nga regjimi i Asad.
Gazetarët thonë se al-Shara ka shkuar drejt zyrës së tij, ku do të takonte kreun e Komisionit iranian për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme, Alaedin Borujerdi dhe nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.
Për herë të fundit, ai është paraqitur në publik më 18 korrik, në një funeral të disa zyrtarëve të lartë, të vrarë nga shpërthimi në Damask. Më vonë u përhapën fjalë se al-Shara ka braktisur regjimin e presidentit Bashar al-Asad dhe se është larguar drejt Jordanisë.
26 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)