Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për njehsimin e praktikës gjyqësore që lidhet me kushtet dhe kriteret e aplikimit të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Vendimi vjen në një seancë të Kolegjeve, të cilat do të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë së Apelit Tiranë.
Shkak për këtë shqyrtim është bërë çështja e Bektesh Zeneli, e cila ka ngritur debat mbi mënyrën se si aplikohet masa e arrestit në praktikën gjyqësore.
Në qendër të vendimmarrjes është nëse do të ndryshohet apo do të mbetet në fuqi vendimi unifikues i vitit 2011, i cili aktualisht shërben si referencë për gjykatat në vend kur caktojnë masën “arrest në burg”.
Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën e trajtimit të masave të sigurisë në sistemin gjyqësor shqiptar.
