Është hapur për herë të parë në qsut kabineti i testimit vestibular për pacientët me probleme të veshit të brendshëm.
Ky shërbim ndihmon në identifikimin e shkakut të çrregullimeve të ekuilibrit dhe në orientimin e trajtimit dhe rehabilitimit.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për herë të parë është realizuar testimi vestibular për pacientët që vuajnë nga probleme të veshit të brendshëm.
Ky kabinet i ri mundëson ekzaminime të specializuara që ndihmojnë në identifikimin e shkakut të çrregullimeve të ekuilibrit dhe në orientimin e trajtimit dhe rehabilitimit të duhur.
Sipas të dhënave të shërbimit të ORL-së, rreth një e treta e pacientëve që paraqiten për konsultë kanë nevojë për kryerjen e këtij testimi.
Kabineti përfaqëson kabinetin e parë të këtij lloji në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri ku pacientët që vuajnë nga çrregullime të ekuilibrit do të kenë mundësi të marrin një vlerësim më të saktë, duke përmirësuar diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre patologjive.
Ky hap i ri synon të përmirësojë ndjeshëm kujdesin për pacientët dhe të ofrojë shërbime moderne, të cilat deri tani mungonin në spitalet publike shqiptare
