Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka kënduar dje në sheshin “Nënë Tereza”. 22-vjeçarja me famë botërore ka kënduar për publikun shqiptar disa nga këngët e saj.


E ftuara speciale e Shqipërisë në koncertin e 100-vjetorit të pavarësisë ka ndezur skenën dhe ka marrë duartrokitje të gjata.


Këngëtarja në orën 16:00 ka shkruar për të gjitha miqtë dhe fansat në “Twitter” “Sapo kam zbritur në tokën shqiptare”.


Këngëtarja ka qenë tepër e emocionuar dhe e lumtur për ftesën që i është bërë nga autoritetet shqiptare dhe për këtë nuk ka pranuar asnjë lloj pagese.


22-vjeçarja që aktualisht po korr sukses në të gjithë botën për zërin, performancën, por edhe për stilin e saj të të veshurit ka pranuar ftesën e autoriteteve shqiptare për të kënduar në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë. Urimi i saj për Shqipërinë ishte shkruar edhe në “Twitter”.


Pas mbrëmjes së organizuar nga kreu i vendit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ku Rita ishte e ftuar, këngëtarja 22-vjeçare është nisur drejt koncertit ku kishte mijëra pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse.


Rita Ora, këngëtarja që po bën bujë në tregjet botërore, ka anuluar çdo koncert dhe ka boshatisur axhendën e saj vetëm për të qenë prezente në Tiranë në ditën që shënon 100 vjet të shtetit shqiptar. Ajo këndoi falas në sheshin “Nënë Tereza” në 28 nëntor dhe ka kërkuar që vetëm t’i sigurohen instrumentet dhe banda e saj nga Berlini. Ylli i muzikës është akomoduar jo shumë larg skenës ku do të këndojë, në hotel “Sheraton”. Rita ka ardhur e shoqërua nga një staf i saj, dhe një nga kushtet e vendosura ishte një foni e mirë përveç bandës që luan muzikë për të. Me të ardhur në Shqipëri ajo shkroi në “Twitter” “Gjeje se kush ka mbërritur në Shqipëri”? Më pas në një tjetër mesazh ajo shkruan “I Cant Breathe”, ku shpreh edhe njëherë emocionet para performancës së saj në Tiranë. Rita Ora ka lançuar videoklipin e saj të ri “Shine Ya Light”, të xhiruar në Prishtinë. E mbështjellë me flamurin e Kosovës, Rita shfaqet si një “young european” e vërtetë dhe krenare me vendlindjen e saj. Ardhja e Ritës në Kosovë për xhirimin e klipit bëri bujë të madhe. “Shine Ya Light” e paraqet Kosovën shumë të bukur.