Komisioni i Rithemelimit ka bërë sot hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka rezultuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave të demokratëve, teksa kandidati tjetër, Ibsen Elezi ka grumbulluar vetëm 5.8%.

Pasi Gjykata e Tiranës njohu ndryshimet statutore të bëra nga grupimi i Berishës, Rithemelimi zhvilloi zgjedhjet për kryetarët e degëve, por edhe për kryetarin e Partisë, duke kthyer Berishën sërish në krye të selisë blu.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e radhës, në prani të përfaqësuesve të  kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.

Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022

Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave.

Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.