Policia e Shtetit lajmëroi të dielën për një “furtunë” ndryshimesh në radhët e saj, të dytat brenda 3 javësh dhe që realizohen në kuadër të vijimit të procesit të konkurrimit për grada.


Midis ndryshimeve të lajmëruara, ishin ato të drejtuesve të dy komisariateve në Tiranë, i krerëve të Policisë së Lezhës e Beratit si dhe ish-drejtori i Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti, i emëruar në postin e zv/drejtorit të Sigurisë Publike të Qarkut Durrës.


Disa nga ndryshimet e lajmëruara zyrtarisht brenda Policisë së Shtetit


Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë emërohet Arben Hajdarmataj


Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat është emëruar Altin Qato


Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1 në Qarkun Tiranës është emëruar Gazmend Hamitaj


Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë është emëruar Dritan Dorda


Zv/Drejtor për Sigurinë Publike në Qarkun Durrës emërohet Krenar Ahmet


14 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)