Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka kryer emërime të reja në struktura të ndryshme në veri të vendit. Pasi u shkarkua nga detyra si Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës. Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, pas shkarkimit nga detyra si zv.drejtor për Rendin në Lezhë.
Mariglen Duçi, i cili ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, është emëruar shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës. Ndërkohë, Besmir Dervishi ka marrë detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas shkarkimit nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Kamëz.
Ervis Gjoshi është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Dibër dhe Sentilian Ndreu është emëruar përkohësisht shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë. Lëvizjet në strukturat e Policisë kanë ardhur pas vlerësimit të performancës së strukturave vendore, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH)
