Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës ishte avokati Spartak Ngjela. Avokati ka komentuar më gjatë rreth çështjes së ish-presidentit Ilir Meta i cili aktualishte ndodhet i burgosur për korrupsion dhe pastrim parash dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit e cila është me dënim detyrim paraqitje.
Avokati ka cilësuar se divorci mes tyre është i mësuar nga dikush tjetër pasi ata kanë ndjerë rrezik. Sipas tij ky divorc ishte politik dhe dikush i ka mësuar të veprojë në atë mënyrë, përveç faktit që edhe mudn të jetë i vërtetë por mundësia më e madhe është të jetë divorc politik.
“Kuptohet nuk është ndarje e kapacitetit të plotë, është politike. Kanë qenë në rrezik të dy, dikush i ka mësuar ose është e vërtetë. Pra dikush i ka mësuar ose kështu është e vërteta, por më shumë dikush i ka mësuar se kështu i lehtëson” tha Ngjela.