Policia e Konispolit ka arrestuar tre të rinj, të shpallur më herët në kërkim, për lidhje me një ngjarje të rëndë, ku dyshohen se kanë goditur me mjete të forta një 18-vjeçar.

Të arrestuarit janë shtetasit F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një 17-vjeçar, i cili është minoren. Ata akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”, vepra të kryera në bashkëpunim.

Në lidhje me ngjarjen, hetimet vijojnë dhe policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të fundit, N. D., i cili është ende në arrati.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2025, në Konispol, ku u godit me mjete të forta dhe u dëmtua shtetasi E. K., 18 vjeç, si dhe automjeti i tij, kapën shtetasit e shpallur në kërkim F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç, si edhe një shtetas të mitur 17 vjeç.
Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, këta shtetas do të hetohen penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Vijon puna edhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit N. D.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë.