Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Në kuadër të operacionit, është arrestuar Andrea Rubati, banues në Sarandë.
Sipas policisë, 27-vjeçari dyshohet se më 17 korrik 2026 ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie pranë Komisariatit të Sarandës.
Pas ngjarjes, Rubati ishte shpallur në kërkim, ndërsa pas lokalizimit të tij, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Goditi me gushte një punonjës policie, për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
