Pronari i majmunit që rrahu policët bashkiakë të Sarandës ka folur ditën e sotme për mediat.

Ai ka deklaruar se majmuni Kiko nuk është agresiv, madje fle me një kec.

Timoleo Babi ka rrëfyer se majmunin Kiko e mban prej 5 vitesh, e ka blerë në Holandë dhe shpesh e lë të shëtisë i lirë në Sarandë pasi është miqësor me njerëzit.

Babi ka shtuar se majmuni bëhet agresiv kur e ndjekin apo kur duan të bëjnë foto me të. Ai është i vaksinuar dhe me kontroll veterinar. Ndër të tjera pronari ka rrëfyer se Kiko është aq miqësor sa fle me një kec.