Moti i keq gjatë natës ka shkaktuar probleme në rrethin e Pukës. Sipas informacioneve, si pasojë e rrebeshit të shiut është dëmtuar çatia e spitalit të Pukës.

Raportohet se si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë kanë dalë jashtë funksionit.

Ndërkohë në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje të inerteve, ndërsa në akset rurale ka dëmtime të mëdha.

Po ashtu në Pukë mungon energjia elektrike prej pasdites së djeshme

PUKË

Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës.

Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.

Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.