Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni është sot i ftuar në Neës24 ku foli në lidhje me aktualitetin dhe situatën politike në vend.

Ai foli në lidhje me vendimin e PD që deputetët dhe drejtuesit të mos dalin në media përballë atyre që quhen “analistë të njëanshëm”. Sipas Gjonit vendimi prek vetëm ata të cilët janë të njëanshëm, ndërsa zbulon se janë “të lirë” të dalin përballë atyre që formësojnë politikat në Partinë Socialiste”.

“Jo se PD ka vendosur një kufi që deputetët nuk duhet të shkojnë në studio, por bëjnë një ndarje që nuk duhet të shkojnë me persona që janë zëdhënës të PS, që paguhen për të bërë lojën e mazhorancës dhe për të sharë opozitën. Është kërkuar të dilet me persona që formulojnë politikat brenda PD. Pra jo se nuk mund të jemi përballë analistëve të pavarur dhe që kanë një qëndrim kritikues për të dyja palët, sepse PD nuk është në lartësinë e duhur, nëse do të ishim, gjerat do të ishin krejt ndryshe”, tha ai.