Është hapur ditën e sotme gara për 12 drejtorët e rinj të policisë vendore, pasi rregullorja e re kaloi në Këshillin e Ministrave.

Rregullorja u dërgua për miratim në Këshillin e Ministrave nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe në mbledhjen e fundit mori “dritën jeshile”. Në bazë të rregullave, kandidatët do të dërgojnë aplikimet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Shtetit, ndërsa do të ngrihet edhe një komision vlerësimi

Drejtorët e policisë vendore do të kenë mandat 3-vjeçar, kjo për të shmangur korrupsionin dhe për t’i dhënë mundësinë të gjithve atyre që e meritojnë të jenë në këtë post.