Erion Braçe, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me rregulloren e faktorëve të riskut në sektorin e sigurimeve, duke ngritur pyetje për mbulimin e saj dhe ndikimin e saj në tregun shqiptar.

Gjatë një mbledhjeje, Braçe theksoi se Shqipëria është ndarë në dy klasa dhe se është e paqartë pse ekzistojnë vetëm tre klasa sigurimi me koeficientë të ulët, duke sugjeruar se kjo mund të çojë në anomali.

Ai gjithashtu ngriti shqetësime për rënien e shpenzimeve administrative të kompanive të sigurimeve dhe për natyrën e investimeve të tyre, të cilat sipas tij, nuk janë të qarta në raportet përkatëse.

“Rregullorja jonë e faktorëve të riskut, cilin model përmbush plotësisht, europian, apo është një rregullore tipikisht shqiptare, që ka problemet dhe arritjet e veta. Duhet të ishte një mbledhje që duhej të ishte bërë legjislaturën që shkoi, por kërkesa nuk u morr parasysh atë kohë. Do të doja pse ne kemi vetëm këto klasa, tre kemi, dhe pse kemi këto koeficientë me marzh të ulët, apo në referencë të klasave shkojmë në anormalitet.

E kemi ndarë Shqipërinë në dy klasa. Shpenzimet administrative, të kompanive që operojnë në treg, kanë qenë në rënie apo rritje? Ndërkohë shpenzimet për investime të kompanive, po flas gjithmonë për tregun e sigurimeve, kanë qenë në rënie apo rritje, sa për secilin rast? Në raport nuk del e qartë kjo gjë, të çfarë natyre janë këto investime. Vijmë tek një element shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë me raportin e kontrollit të lartë të shtetit, një nga më të mirët… Më lër të mbaroj o vlla, ti kam bërë vlerësimet unë ty kur ke qenë”, u shpreh Braçe.