Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë se 2 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në makinë një 34-vjeçar.

Policia njofton gjithashtu se ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve autorë të kësaj pengmarrjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç”, thotë policia.

Materialet për këtë çeshtje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, teksa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe arsyen se përse e kanë marrë me forcë në makinë të riun./ Gazeta Shqip