Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet greke kanë arrestuar 55-vjeçarin Kujtim Demiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 15 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.
55-vjeçari jetonte në Athinë, ku është bërë e mundur edhe arrestimi i tij. Demiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi me 15 vjet burg në vitin 2010, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, e kryer në bashkëpunim.
Demiri, mori një shtetas të mitur dhe nëpërmjet dhunës e ka detyruar atë që të lypë, përreth 1 vit.