OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Dorjan Jahelezaj, Grenit Hasanpapaj, Kreshnik Haxhiaj, Mark Lekndreaj dhe Milazim Ndreshaj.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i OFL
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,
• D. J., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
• G. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
• K. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• M. L., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
• M. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.