Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zgjatur me 3 maj afati ne hetimeve mbi vrasjen e Renis Dobrës. Për këtë krim, akuzohen vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri. SPAK ka kërkuar kohë deri në muajin tetor që të bëjë disa hetime shtesë, me argumentin se është e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore në kuadër të akteve të ekspertimit të telefonave dhe disa mbivendosje të gjurmëve papilare.

Avokati Erjon Kullolli, përfaqësuesi ligjor i shtetasit Fation Bushgjokaj, e kundërshtoi kërkesën e organit procedues duke argumentuar se Prokuroria e Posacme e ka patur mundësinë objektive që të kryente veprimet proceduriale të pretenduara dhe ende nuk i ka kryer. Ky i fundit shtoi gjithashtu se deri në këtë moment procedurial SPAK ende nuk ka argumentuar kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit” dhe që kjo vepër të jetë kryer në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm, të grupit të strukturuar. Avokati mbrojtës i Bushgjokaj shtoi se kërkesa e SPAK bie ndesh me vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, pasi prokuroria nuk ka arsyetuar dhe argumentuar shkaqet pse masa e sigurimit arrest në burg është masa më e përshtatshme. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i caktuar kryesisht nga gjykata i shtetasit Petrit Çarki, mbajti qëndrimin duke e lënë në vlerësim të gjykatës kërkesën.

Të arrestuarit akuzohen për vrasjen e të riut Renis Dobra, ngjarje e shënuar në muajin korrik të vitit 2025. Ndërkohë dy seanca më parë tre vëllezërit u përfshinë në një konflikt fizik me të akuzuarin tjetër Petrin Ccakri në sallën e Gjkko, pasi ky i fundit i impikoi në vrasjen e Dobrës.