Në Gjykatën e Posaçme po vazhdon seanca për çështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta.

Gjykata njoftoi se kanë mbërritur në Shqipëri dokumentet për marrjen në pyetje të dy dëshmitarëve: Astrit Prenga, vëllai i viktimës, dhe Gëzim Shullani.

Në letrën zyrtare drejtuar autoriteteve britanike, kërkohet që policia britanike të zhvillojë marrjen në pyetje, sipas një liste me pyetje që do t’i përgatitin autoritetet shqiptare. Gjykata kërkon të dijë statusin ligjor të dy dëshmitarëve, arsyen pse janë të nevojshëm për hetimet, si dhe akuzat për të cilat do të pyeten.

Dëshmitë e tyre pritet të shërbejnë në hetimin e mëtejshëm të SPAK për zbardhjen e plotë të ngjarjes.