SPAK ka paraqitur prova të reja në seancën e sotme gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, i cili po rigjykohet nga Apeli i Posaçëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Provat konsistojnë në transkripte të bisedave të përgjuara në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC, mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit.

Këto komunikime u siguruan nga SPAK përmes letërporosive me vendet partnere gjatë muajit prill.

Avokati i Bexhdilit kërkoi kohë për të shqyrtuar provat e reja, ndaj gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 13 maj.