Janë lënë në burg dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, më 8 korrik të këtij viti.
Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ndaj dy të dyshuarve ( të cilët u arrestuan dje) u vendos masa e sigurisë më “arrest me burg”. Sipas burimeve nga gjykata, seanca nuk ka kaluar pa tensione.
Mësohet se gjatë shqyrtimit të masës, ka pasur përplasje verbale dhe debate të ashpra mes të akuzuarve dhe trupit gjykues. Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.
Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllain e tyre, Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri 55 vjeç, kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng Renis Dobrën 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.