Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në Burrel.

Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë në këtë çështje, Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka, nuk janë paraqitur në seancën e sotme. Avokati mbrojtës i tyre ka ngritur pretendime se janë tejkaluar afatet ligjore që nga momenti i shpalljes së moskompetencës dhe transferimit të çështjes në Gjykatën e Posaçme.

Ngjarja tronditëse ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit vijojnë nën drejtimin e SPAK. Autoritetet dyshojnë se vrasja e të riut lidhet me prapavijë kriminale dhe konflikte mes grupeve rivale.