Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima jetonte e vetme kohët e fundit, pasi kishte pasur probleme familjare me bashkëshorten. Kjo e fundit ishte larguar në Greqi për të jetuar së bashku me dy fëmijët e çiftit.

Para se të ndërmerrte aktin ekstrem, 66-vjeçari kishte lënë një shënim. Sipas burimeve, në të ai shkruante: “Po iki, sepse nuk jam sjellë mirë me familjen.”

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ndjenja e fajit për marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes mund ta ketë shtyrë viktimën të kryejë aktin fatal. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.