Rrëshqitja e rrugës në aksin Përrenjas- Librazhd ka krijuar një kaos në Shqipëri. Ditën e sotme kreu i ARRSH ka folur lidhur me bllokimin nga rrëshqitja e dheut duke cituar se ende nuk ka një afat kohor të caktuar kur mund të hapet rruga e re.

Ai u shpreh se nuk ka ende një afat kohor për përfundimin e hetimeve, teksa sërish përgënjeshtroi deklaratat se fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve në lumin Shkumbin.

“Ky aks i ri është 1.3 km nuk mund të them një afat konkret kohor. Përgënjeshtroj që fenomeni ka ndodhur si pasojë e marrjes së inerteve. IKMT ka zhvilluar kontrollet dhe nuk ka rezultuar që kjo ka ndodhur si pasojë e punimeve të kompanisë kontraktore. Në atë zonë prej vitesh ka erozion”, tha ai.