Në aksin rrugor Kuç–Qeparo ka ndodhur një rrëshqitje e masivit shkëmbor, e cila e ka bllokuar rrugën për disa orë.

Punonjësit e Bashkisë, me mjetet në dispozicion, kanë arritur të hapin një krah të rrugës, duke mundësuar qarkullim të pjesshëm të automjeteve. Aktualisht po vijon puna për hapjen e plotë të aksit.

Rrëshqitja është shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë destabilizuar masivin malor dhe kanë penguar qarkullimin rrugor.