Dëbora që mbuloi prej mbrëmjes së djeshme kryeqytetin ditën e sotme ka ngrirë, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullim e mjeteve dhe veçanërisht të këmbësorëve, të cilët ashtu siç edhe pritej kanë rrëshqitur duke pësuar fraktura të ndryshme.


Vetëm ditën e sotme në spitalin e traumës janë paraqitur 76 raste me fraktura. Mjeku i këtij spitali, Agron Dogjani bën me dije se është kanë dyfishuar stafin për të përballuar këtë situatë të pazakontë.


Sipas tij, 10 persona janë shtruar në spital, 2 me fraktura në kokë, por kryesisht janë paraqitur raste me fraktura në këmbë, 90 për qind e të cilëve mbi 40 vjeç.


12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)