Gjatë ditës së sotme janë kryer në të gjithë vendin  10 791 vaksinime. 

Ministrja Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton se gjithashtu që nga fillimi i fushatës janë kryer 232 379 vaksinime.

Ditën e sotme nisi vaksinimi i farmacistëve në vend, ndërkohë që prej ditësh vijojnë të marrin dozat e vaksinave qytetarët mbi 70 vjeç.