Ditën e sotme nis viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës, ndërsa 31 mijë mësues rikthehen në institucionet arsimore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit shprehet se janë shpërndarë tekste falas për 236 mijë nxënës, u hapën 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive.
MAS thekson se “Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”.
“📚 Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth dhe 31 mijë mësues.
Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 📚 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 🏫 340 laboratorë SMART 👨🏫, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive. Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës.
SUKSESE🫶”, shkruhet në postim.