Tërmet Peçi është paraqitur për herë të dytë në ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth dy orë pa dhënë detaje mbi arsyen e thirrjes së tij.

Pas daljes nga SPAK, ish-kryebashkiaku i Tepelenës iu përgjigj shkurt interesimit të gazetarëve, duke deklaruar: “E dinë ata”.

I pyetur nëse paraqitja e tij lidhej me përplasjen me Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partia Socialiste në Gjirokastër, Peçi reagoi me ironi duke thënë: “Po, po Afganistani”.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me objektin e paraqitjes së deputetit socialist.