Seanca e sotme parlamentare ka nisur me polemika, edhe pse një pjesë e opozitës mungonte, pasi PD nuk merr pjesë. Në foltore ka folur deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i cili komentoi kordonin e sigurisë të vendosur rreth Kuvendit. Sipas Kaprit, socialistët u trembën nga protesta e qytetarëve në javën e klauar dhe morën masa për ta parandaluar.
“Rikthehem në këtë sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e di përse ndodhi. Si mund të ndaloni një deputet të flasë për çështjet që ai kërkon. Nëse ju i thoni parlament këtij, nuk e di çfarë mund të them më tepër. Teksa po vija në parlament, ishte rrethuar me policë, sepse ju u trembët nga vezët. Veza është akt civil, jo dhune. Dhe ata që kanë marrë përsipër vezët duhet të vijë turp. Edhe ata që janë mbushur koshat e plehrave me fotot e tyre. Sidomos ty z.Balla, janë mbushur koshat me fotot tuaja. Qetësia e vetme që gjeni është në Bruksel, duke luajtur me letra. Ju me paratë e buxhetit paguani një këngëtar që është adhurues i Hitlerit”, tha Kapri mes të tjerash.
