Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha tha se fondacionet e Sorosit do të ndalohen me ligj pasi përbejeni rrezik të vërtetë për Shqipërinë.
“Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri, si një rrezik i vërtetë kombëtar. Me ligj do ndalohet bashkëpunimi i organeve shtetërore, administratës me organizata sorosiane. Me ligj do garantohet se kurrë qoftë dhe në referendum, nuk do mundet kush kurrë të luajë me familjen, me prindin, me gjininë, përveç atyre që ka përcaktuar Zoti dhe natyra. Është e domosdoshme të shumëfishojmë energjitë, forcat, për një bashkim të madh dhe të fuqishëm me të gjitha forcat politike që ndihen të përgjegjshme para qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.