Një 24-vjeçar është ndëshkuar me një gjobë prej 100 000 lekësh dhe i është sekuestruar mjeti lundrues tip Jet Ski, pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë në plazhin e Tales, duke rrezikuar pushuesit.
Shërbimet e Policisë së Lezhës dhe ato të Policisë Kufitare në Shëngjin ndërhynë menjëherë, duke ndaluar mjetin dhe shoqëruar drejtuesin e tij, shtetasin D. L., 24 vjeç, në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin.
Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, ndërsa u bën apel përdoruesve dhe bizneseve që japin me qira mjete lundruese, që të respektojnë rregullat dhe detyrimet ligjore për të garantuar sigurinë e pushuesve.
