Një tjetër vend që po vuan nga flakët është Greqia, ku në media janë publikuar pamjet apokaliptike nga Rodos, ku mijëra pushues dhe venda janë evakuuar.
Në një lidhje direkte nga Greqia për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari Artur Bibe, tha se shteti grek ka vendosur masa drastike për të gjithë ata që përdorin vegla apo gjithçka tjetër që prodhon nxehtësi në zonat pyjore apo fusha.
“Gjobat janë të majme dhe madje ka dhe dënime me burg për të gjithë ata që përdorin vegla që shkaktojnë nxehtësi në këto zona problematike.
E kanë të ndaluar me ligj. Rrezikojnë nga 3 deri në 7 vite burg, si dhe gjobë 500 mijë euro,” tregoi gazetari.