Policia e Shtetit ka arritur të ndihmojë dhe shpëtojë 12 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det të hapur.
Mësohet nga njoftimi zyrtar se shtetasit ishin në 2 skafe, teksa në to ndodheshin 3 fëmijë të mitur.
Njoftim:
Policia Kufitare dhe ajo Detare iu shkojnë në ndihmë 12 shtetasve, që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me 2 mjete lundruese skafe.
Njëri nga mjetet lundruese (me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur) pësoi defekt në mes të detit, në Vilun të Velipojë, ndërsa mjeti tjetër me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës.