Rënia e dy pilotëve të ushtrisë në aksidentin e ndodhur mesditën e së mërkurës në Shkodër, ka pikëlluar edhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan:-“Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre.
Atje lart u prehshin! Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë. E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës. Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.
I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të. Lutem për shpirtin e tyre!”. Në fund, Kodheli uron shërim të shpejtë të mbijetuarit të vetëm nga rrëzimi i Helikopterit mbi Liqenin e Shkodrës.
6 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)